Mos Ma Kërkoni // Esmail Dushi
MOS MA KËRKONI
Mos ma kërkoni
vdekjen në ëndërrim,
nuk i bëra gjë kujtë!
Mos ma kërkoni
vdekjen,ajo vet vjen.
E ndjej!
Me hapa të ngadalsuar,
drejt meje vjen!
E unë,
asgjë të keqe
nuk i bëra, kujt,
as dje,as sot!
Mos ma kërkoni vdekjen,
kurë vera ka marrë hovë,
e vjeshta e begatë shpejt
me koloritin e sajë,do vij!
Jetën,akoma dua ta shijoj,
me të mirat e këqiat që sjellë,mos ma kërkoni...në
ëndërrim!
ISMAIL DUSHI
20/07/2023
Commentaires
Enregistrer un commentaire